Kryeministri i Kosovën Ramush Haradinaj deklaroi se gjithë debati që është hapur në lidhje me kufijtë ka të bëjë me politikat e Presidentit rus, Vleadimir Putin i cili sipas tij po përpiqet të tremb NATO-n me disa deklarata që iu ngjajnë avionëve që blen Serbia.
Ai deklaroi se shqiptarët janë botë e Perëndimit të cilën e udhëheq Amerika.
Sipas Haradinajt, kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit dhe ideja për të dhënë veriun e Kosovës i cili vlen 500 miliard në një kohë kur buxheti i Kosovës është vetëm 2 miliard dhe ai i Shqipërisë 4 miliard, është është një kalkuli rus në grackën e të cilit kanë rënë plot në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ai akuzoi edhe shefen e diplomacisë europiane Federika Mogherini duke e quajtur një armike të Kosovës duke argumentuar se ajo e ka devijuar diskutimin ku në vend që të flasë për njohje reciproke flet sipas kryeministrit kosovar për ndryshime kufijsh, – deklaroi Haradinaj për emisionin “Tempora” të Sonila Meços në televizionin Ora Neës.
Ai u shpreh se përfaqëson Kosovën e 17 shkurtit 2018 dhe se e quan “gresion” këdo që hap diskutime të tjera.
Pjesë nga deklaratat e Haradinajt:
Rusia s’ka ndikim tek ne. Deklaratat e Putin janë si ato MIG (avionë) që blen Serbia dhe kujton se me ato frikëson NATO-n. Unë mendoj se ajo baza në Kuçovë ka shumë më shumë rëndësi se ato MIG që vlen Vuçiç në Moskë. Shqiptarët janë botë e Perëndimit dhe këtë botë e udhëheq Amerika.
Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjentë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliard, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre.
Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim.
Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion.
Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Me këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa.
Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 për qind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post