Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, ndodhet në Kryeministri aty ku po zhvillon një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Gjatë rrugës Mogherini është shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Dy diplomatet e huaja zgjodhën ta bëjnë rrugën me këmbë, duke respektuar dhe rregullat e qarkullimit në Shqipëri.
Ato pritën semaforin, ndërkohë që një gazetar u afrua pranë Mogherinit ishte truproja që nuk e ka lejuar duke hedhur tej mikrofonin.
Ky incident nuk i ka bërë përshtypje Mogherinit, e cila ka vazhduar rrugën drejt zyrës së Kryeministrit Edi Rama.
(F.G/Faxweb.al)