Zyrtarja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, e cila pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë, ka deklaruar në Bruksel se BE është e gatshmë të hapë negociatat me Shqipërinë. Por kjo vetëm nëse nis zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Ndër të tjera, Mogherini foli edhe për turin e saj në vendet e Ballkanit.
“Informova ministrat për takimet dhe vizitat në Ballkan. Pati mbështetje unanime për mesazhet që kam dërguar në rajon. Pati angazhim të fortë për perspektivën europiane për rajonin. Nuk diskutuam për datën e hapjes së negociatave me Shqipërinë. BE është i gatshëm të hapë negociata me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi dhe procedura e vettingut. Të gjithë ministrat mbështetën mesazhet që dërguam në Shqipëri”, ka thënë Mogherini.”, tha përfaqësuesja e BE-së në një intervistë. (D.D/Shuplaka)