Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini nis takimet e para në Tiranë. Ajo është takuar me presidentin Bujar Nishani, në selinë e presidencës. Ky takim po zhvillohet pa praninë e mediave.
Ndërkohë më vonë pritet të takojë edhe kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta si edhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.
Kjo vizitë e zyrtares së lartë të BE-së vjen në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor por edhe të ecurisë së vendit tonë në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
AXHENDA
16:50 – Takim me Presidentin Bujar Nishani – Vendi: Ndërtesa e Presidencës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
17:30- Takime me studentët e Erasmus+
17:45- Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:00- Fjalim në Universitetin e Tiranës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati -Vendi: Universiteti i Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”
18:45- Takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta – Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
19:10- Takim me partitë politike parlamentare – Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
20:00- Takim me Kryeministrin Edi Rama
20:15- Përmbledhje për shtyp me Kryeministrin Edi Rama