Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini tha në një deklaratë për mediat, se ishte kundër bojkotit të Parlamentit dhe paralajmëroi që ata që vonojnë Reformën në Drejtësi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Shumë faleminderi kryeministër, unë kam qenë edhe vjet dhe më duhet të them që Shqipëria ka arritur shumë, në veçanti sa i përvet votimit unanim të Reformës në Dretësi dhe rëndësia e saj është njohur edhe nga Bashkimi Europian. Siç e thashë edhe në takimin me ministrin e jashtëm (Ditmir Bushati) ne jemi gati ashtu siç kemi qënë edhe vjet, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Jam takuar edhe me kryetarin e kuvendit dhe kam qenë e qartë që ata që po përpiqen të vonojnë reformat, në veçanti Vettingun duhet të mbajnë përgjegjësi. Kam qenë e qartë edhe që bojkoti i parlamentit ndikon në procesin e Shqipërisë drejt integrimit europian.
Unë e kam përçuar këtë mesazh fare qartë dhe vazhdoj ta bëj këtë, por shpresoj që kjo hapësirë të vazhdojë të ketë ecuri. Siç e thashë, dera e BE-së është e hapur për Shqipërinë dhe ne mezi presim t’ju urojmë mirëseardhjen në BE.
Reforma në Drejtësi është e rëndësishme padyshim, por është kyçe të ketë përgatitje për zgjedhje të lira dhe të ndershme që ta shoqërojë dhe ta mbështesë këtë proces. Ne dhe kryeministri do vazhdojmë të diskutojmë rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe të fqinjësisë së mirë. Për këtë Shqipëria është shumë europiane, më duhet ta them këtë. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon dhe ne dp ta diskutojmë në vijim të takimit, falenderoj kryeministrin, ministrin, zyrtart dhe liderët politikë që kam takuar sot.
Mbi të gjitha falenderoj edhe anëtarët e grupit të punës të BE-së që po merren me reformën në Drejtësi, për punën që kanë bërë, me shpresën se do të shkojë më tej ky process. Unë besoj që udhëheqja shqiptare do të shmangë humbjen e kohës që mënyrë që ta sillni Shqipërinë në BE.”, tha Mogherini. (D.D/Shuplaka)