13:19 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Moisi Habilaj surprizon në Gjykatën e Katanias, ja çfarë thotë për Tahirin

18:37 | 08/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moisi Habilaj surprizon në Gjykatën e Katanias, ja çfarë thotë për Tahirin

Marrja në pyetje e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen “Tahiri” nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.
Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.

Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS. Megjithatë prokuroria është e bindur se me provat e mbledhura, ish-Ministri do të dërgohet në gjyq për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Hetuesit kanë afat deri në fund të muajit Korrik për të hetuar këtë dosje dhe nuk sqarohet nëse do kërkohet tjetër zgjatje e hetimit apo çështja do të dërgohet dosja në gjyq.

Etiketa: moisi habilaj
Pas

Vendos përfundimisht Blendi Fevziu, ja ku do ta shohim për 5 vitet e ardhshme

Para

Qendër për militantët e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria: Ja për çfarë bëhet fjalë

Para
Qendër për militantët e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria: Ja për çfarë bëhet fjalë

Qendër për militantët e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria: Ja për çfarë bëhet fjalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërimi, dueli mes kandidatëve/ Celibashi: Rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme nga diaspora

Elbasan/Policia Rrugore ndëshkon dy drejtues automjetesh për shkelje të rënda të qarkullimit

Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë

Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

Lajm i fundit/ Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik/ Në avantazh me 190 vota përballë rivales brenda PS

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.