Ditën e djeshme, 30 vjeçarja Diena Meçaj humbi jetën në spital, pasi u nxorr e gjallë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në në Durrës. Meçaj humbi edhe vajzën e 8 vjeçar në rrënoja.
Ndërsa ditën e sotme, po punohet për nxjerrjen e nënës së Dienës, Roza Meçaj, e cila ndodhet në rrënoja. Vëllai dhe motra e Rozës, të përqafuar presin të dal e gjallë motra e tyre, ndërkohë babai i Dienës është i plagosur.
Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtetë, duke qenë se pak kohe më parë Diena kishte humbur bashkëshortin.
Deri tani raportohet për 29 persona të vdekur dhe mbi 650 të plagosur.
Discussion about this post