Sulmuesi i Egnatias së Rrogozhinës, Dwamena, ka humbur ndjenjat në fushën e lojës në ndeshjen kundër Partizanit.
Në minutën e 25 të ndeshjes, goleadori i kampionatit shqiptar, pa pasur kontakt me asnjë prej futbollistëve kundërshtarë, ra në fushë pa ndjenja. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe fatmirësisht, ai arriti të përmendej, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.
28-vjeçari ka shfaqur edhe më parë probleme me zemrën dhe një rast i ngjashëm ka ndodhur me të edhe në sezonin e kaluar.