Zbardhen lëvizjet e fundit të autorëve të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Në videon e siguruar nga Faxnews duket shtetasi anglez në brendësi të hotelit në pronësi të Nikulajt më datë 11 prill 2023.
Ndërkohë ditën e vrasjes, ai shikon në distancë lëvizjet e viktimës dhe në duar mban një celular ku duket se informon bashkëpunëtorët e tij.
Më pas në pjesën e pasme të lokalit shfaqet shtetasi portugez i veshur si efektiv policie që futet brenda në godinë dhe kryen krimin e rëndë duke lënë të vdekur Nikulajn.
Ai del me vrap me armë në dorë në drejtim të rrugës kryesore nga e njëjta rrugë nga ka ardhur.
Policia zbardhi krimin e rëndë teksa të përfshirë janë 6 persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Poorositësi i vrasjes është Edmond Haxhia, teksa të përfshirë janë 4 shtetas britanikë dhe një portugez, që është edhe ekzekutori.