Pamjet tregojnë momentin kur një makinë tip BMW në të cilën ndodheshin 4 të rinjë përplset me një pemë, ndërsa automjeti lëvizte me shpejtësi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Angli në Bradford në orët e parë të mëngjesit të së enjtes, ndërsa automjeti i të rinjve ndiqej nga automjeti i policisë.
Viktimat ishin Murthza Chaudhry, 22, Zeeshan Ziggy Khalid, 20 vjeç dhe Arbaz Hussain, 21. Ndërsa I katërti quhej Tayyub.
Babai i Chaudhry tha: “Ishte BMË e tij – ai sapo e bleu atë krejt të re. Ai e kishte vetëm dy javë. Ai ishte një djalë i lumtur. Ishte aq i lumtur sa kishte miq kudo. Ai ishte një djalosh i sjellshëm dhe i qetë”.
Policia tha se BMË Seria 1 – e cila Chaudhry kishte sjellë kohët e fundit – po ecte me shpejtësi përpara përplasjes. Ndjekja e makinës së të rinjve nga policia kishte filluar për shkak se ata po lëviznin me shpejtësi të madhe.
(B.H/FaxWeb)