Disa javë më parë, Afrona Dika u shpreh publikisht se kishte pranuar propozimin për martesë të këngëtari Blero Muharremit. Mirëpo askush prej nesh nuk e dinte sesi kishte ndodhur ky propozim. Por në fakt ky propozim ka qënë tepër romantike dhe shumë prekës.
Gjithçka ka ndodhur papritur në mbrëmjen festive të organizuar nga “Prive” në “Klan Kosova”. Pjesëmarrësit në mbrëmjen festive së bashku të fejuarën e tij Afronën i kishin organizuar një surprizë Bleros, duke e nxjerrë atë në oborr ku e priste e dashura dhe një shishe shampanjë.
Afrona e pyet se cila është dëshira e tij për 2017-ën dhe Blero i emocionuar përgjigjet: “Do të ta bëja që përpara dy muajve këtë pyetje por do të të bëj tani”. Ai i mori dorën, u ul në gjunjë dhe i tha: “Për herë të fundit… Unazën e marrim nesër bashkë sepse sot s’kam pasur mundësi. Të kam gjithçka dhe dua të jetoj jetën me ty deri në pafundësi. A do të martohesh me mua?”. Afrona me lot në sy, Afrona Dika iu përgjigj: “Sigurisht!”.
Pasi u përqafuan ata u futën në brendësi të shtëpisë ku ishin të ftuar personazhe të shumtë. “Momenti është mbreti i jetës.”-u shpreh më pas Blero duke u shprehur se nuk kishte pasur ndërmend t’i propozonte atë mbrëmje partneres së tij, e cila vetëm pak kohë më parë u përfol se ishte në pritje të ëmbël. (J.V/Shuplaka)