U bë sot me dije arrestimi i të shpallurit në kërkim, autorit të vrasjes së 3-fishtë tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Delin Hajdaraj 26 vjeç, u vu në prangat e policisë, një aksion i ndërmarrë nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA.
Aksioni për kapjen e tij u krye mbrëmjen e djeshme dhe nga video shihet se forcat speciale përdorën shkallë për t’u future brenda banesës me qira të Hajdaraj.
Shtetasi Delin Hajdaraj, ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 shtetas, me gjeneralitetet përkatëse: 1- D.A., 53 vjeçe, 2- S.B.,18 vjeç, 3- S.I., 35 vjeç. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”860″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]