Mjeku i njohur Tritan Kalo gjatë një interviste televizive ka folur në lidhje më situatën e pacientëve brenda ambienteve të Infektivit, duke shtuar se shumë pacientë vuajnë mungesën e lirisë dhe të familjes.
“Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi”, -tha mjeku.
“Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale.
Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë.
Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi,”- tha Kalo ndër të tjera.
Discussion about this post