Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes së moderatorit të “Pasdite me Xhaxhiun”, se çfarë mendonte për deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me një koalicion të mundshëm mes LSI-së dhe PS-së.
Ajo thotë se nuk i frikësohet aspak një ‘pazari’ Rama-Meta, se nuk e shqetësonte fare deklarata e Ramës sepse sipas saj kryeministri ka thënë shumë herë “kurrë kurrë”. Për kryetaren e LSI, deklarata e Ramës është bërë për të tërhequr vëmendjen nga varfëria që ka kapur shqiptarët.
“Nuk më shqetëson fare. Atë e kam thënë, e them dhe do ta them, çdo situatë që Rama mundohet ta shprehi e bën për të larguar vëmendjen nga varfëRia që ka kapur shqiptarët dhe po u merr frymën. Sepse as ujë nuk do të kenë më, sepse nuk do kenë mundësio të paguajnë taksat e Lali erit në Bashkinë e Tiranës. Kjo është. Nuk më shqetëson mua fare “kurra” e Ramës. Ai ka thënë kurrë kurrë, por unë se kam besuar dhe as e besoj Edi Ramën.
Ai ka thënë ”kurrë-kurrë” shpesh. Ai s’ka qenë asnjëherë partneri im politik kur kam drejtuar institucionet. Partenerë për mua janë shqiptarët, të rinjtë e të rejat dhe të gjithë ata që duan të jetëjonë dhe të punojnë në Shqipëri”, tha kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post