Pas aktit vandal për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka shkuar në zyrë Lulzim Bashës për të zhvilluar mbledhjen e koalicionit opozitar. Kjo mbledhje ka si themel shembjen e Teatrit dhe hapat që do të marrë tashmë opozita pas këtij akti, ku bashkia veproi rrethorës 4 të mëngjesit.
Kujtojmë se Kryemadhi sot u shoqërua nga Policia por u lirua pas pak orësh teksa tashmë ndodhet me liderin e opozitës që paralajmëroi se do ketë vendime politike pas aktit të sotëm dhe dhu.nës ndaj politikanëve, qytetarëve dhe artistëve.