Sot Kryesia e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është drejtuar nga Ilir Meta, ashtu siç ishim mësuar deri pak ditë më parë. Për herë të parë sot kjo kryesi u drejtua nga Monika Kryemadhi.
Ashtu siç shihet edhe nga fotoja deputetja është duke mbajtur fjalën e saj para të gjithë anëtarëve të kryesisë së kësaj partie.
E veshur me një fustan veror, me flokët e mbledhura, e prerë në komunikim Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë sot para anëtarëve. Pas fjalës së saj ajo i ka kërkuar mediave që të dalin jashtë duke vazhduar pa praninë e tyre.
Kryemadhi u zgjodh kryetare e Partisë së LSI-së pak ditë më parë, kështu e para grua në vend që drejton një parti.
Tashmë Kryemadhi është shumë e fokusuar në drejtimin e partisë së saj dhe rolin që do të mbajë kjo parti si opozitë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post