Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas incidentit të ndodhur dje gjatë protestës së opozitës për zgjdhejn e prokurores së përkoshme, ka mbledhur sot të rinjtë e LRI-së për tju treguar se së bashku do ja dalim. Ato së bashku kanë shkrepur një foto të cilen e ka postuar vetë Kryemadhi me një mbishkrim.
“Me të drejtën e Zotit, me pastërtinë e të rinjve, me forcën e karakterit të papërkulshëm dhe me pasionin e shqiptarit ne do ia dalim! Do ia dalim me besim, do ia dalim për të ardhmen, do ia dalim për Shqipërinë!” shprehet Kryemadhi.
Rikujtojmë që dje gjatë protestës së opozitës deputetja 23 vjeçare, e LSI-së Floida Kërpaçi, u dhunua nga forcat policore.(M.Q/Faxweb)