Deputetja e LSI-së dhe njëherazi bashkëshortja e kreut të kësaj partie, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që këtë ditë të parë të muajit të ri, ta kalojë në Përrenjas, ku i është bashkuar një nisme me në fokus natyrën.
Ajo shkruan se zgjodhi t’i bashkohet nismës së Bashkisë së Përrenjasit për mbjelljen e pemëve për të ardhmen meqë muaji Prill konsiderohet si muaji i tokës dhe i mjedisit.
Në mesazhin e saj sensibilizues, ajo shkruan ndër të tjera se secili duhet të mbjellë pemë, pasi ndodh që një lule me aromën e saj të ta shpërblejë më shumë se njerëzit.
“Prilli është muaji i tokës dhe i mjedisit, ndaj sot iu bashkuam nismës së bashkisë Përrenjas “Mbill një pemë për të ardhmen”.
E vlerësuam si shumë të rëndësishme këtë që po bëhet këtu, ndoshta është një kontribut modest, por që jep një mesazh shumë të madh. Secili nga ne në këtë muaj të mjedisit duhet të mbjellë një pemë, ose të paktën një lule në ballkonin e shtëpisë, sepse një lule ndonjëherë ta shpërblen më shumë se njerëzit me aromën dhe freskinë e saj.Mbjellja e një peme është një investim për të ardhmen.”, shkruan Monika Kryemadhi.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1476″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]