Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me kryetarët e LSI të rretheve.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh se LSI-ja do të jetë një parti e angazhuar në aksionin opozitar dhe se do jetë gjithmonë sa më pranë qytetarëve.
“LSI-ja është angazhuar në aksionin opozitar. Kjo parti do të jetë sa më pranë qytetarëve.” tha kryetarja e LSI-së.
Ajo foli gjithashtu dhe për koalicionin opozitar që u nënshkrua 2 ditë më parë (Lexo ketu) dhe tha se do të luftojmë kundër keq qeverisjes së Ramës, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi.
“Opozita është e bashkuar kundër keqverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kunder varferisë proriteti kryesor i LSI-së.” vijoi më tej gjatë fjalës së saj Monika Kryemadhi.
Ajo i bëri thirrje kryetarëve të rretheve për një komunikim sa më të drejpërdrejtë me njerëzit.
“Te gjithë në terren në komunikim të drejtperdrejtë me qytetaret.” përfundoi Kryemadhi.