Monika Kryemadhi, kyetarja e LSI-së ka marrë në mbrojtje sot ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Ajo tha se përgjimi që i është bërë Xhafajt është kryer nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
‘’Koha e drejtësisë po vjen, pasi parlamentarizmi është në grahmat e fundit. E patë si i mbyllet goja opozitës?!
Rama ka frikë nga përballja me drejtësinë dhe ka vdekur politikisht. Drejtësia do vijë nga populli shqiptar. Dita e sotme tregon kapjen e këtij sistemi dhe kapjen çdo qelize që shqiptarët kanë vite që duan ta mbrojnë. Drejtësinë do ta marrë populli.
Mbrojtja nuk kishte të bënte me ministrin e brendshëm, ishte Edi Rama që i nguli thikën Fatmir Xhafajt. Shqipëria është në duart e bandave kriminale. Ne nuk jemi në demokraci, jemi mes diktaturës dhe të krimit të organizuar”, u shpreh Kryemadhi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post