06:18 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Monika Kryemadhi në Prrenjas: Sa më shumë prodhim vendas të kemi, aq më e fortë bëhet ekonomia

14:27 | 30/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Monika Kryemadhi në Prrenjas: Sa më shumë prodhim vendas të kemi, aq më e fortë bëhet ekonomia

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Bashkinë e Prrenjasit, ku mori sot pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore.

Në fjalen e saj në këtë Panair, kryetarja e LSI-së u fokusua te rëndësia e mbështetjes dhe zhvillimit të prodhimeve vendase në bujqesi.

“Të jemi sa më pranë jush të jemi sa më afër jush për të diskutuar dhe ngritur problemet që çdo ditë e më shumë të lehtësojnë prodhimin dhe të rrisim sa më shumë prodhimin vendas. Sa më shumë prodhim vendas të kemi aq më e fortë është ekonomia jonë, sa më e fortë të jetë ekonomia juaj aq më shumë zhvillohet bashkia juaj, aq më shumë kanë mundësi fëmijët tuaj për të jetuar më mirë, më të lumtur dhe më të begatë në vendin tonë. Mbarësi me prodhimet, dhe mbarësi në familjet tuaja dhe begati”, tha kryetarja e LSI në fjalën e saj në këtë panair.

 Më tej ajo shtoi se isht enjë kënaqësi që të merrte pjesë në këtë panair. ” Për mua ishte hera e parë të marr pjesë në panairin e Bashkisë së Përrenjasit. Pjesëmarrja e fermerëve me produktet e tyre bio ishte shumë interesante sepse në fakt drejt këtij promovimi duhet të shkojmë, drejt promovimit të produkteve tona bio. Sepse ajo çka ofron Shqipëria është një nga mundësitë më të mëdha që kemi për zhvillimin e produkteve tona të cilat mos të jenë të konsumueshme vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj. Sigurisht që perspektivat janë shumë të mira por me një organizim shumë të mirë me një përkrahje shumë të mirë që mund të bëhet qoftë nga Bashkia qoftë nga institucionet shtetërore, nga qeveria do të zhvillonte akoma më tej këtë bujqësi. Jo vetëm bujqësinë por edhe zhvillimin e shumë produkteve të tjera siç janë ato të etnografisë, pra duke pasur parasysh kostumet e mrekullueshme të zonës së Rrajcës apo për të vazhduar më shpejt traditën dhe vlerat e patjetërsueshme të kësaj zone. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe shpresoj që kjo gjë të vazhdojë edhe më tutje jo vetëm për produktet e vjeshtës për panairin e produkteve të vjeshtës por edhe për panaire dhe produkte të tjera që promovojnë dhe rrisin më shumë vlerat e kësaj zone. Është një zonë e jashtëzakonshme jo vetëm nga ana e pasurisë së saj kulturore por e pasuruar me vlera njerëzore dhe humane që janë shumë të mira dhe që sot është vështirë ti gjesh në këtë realitet.”, u shpreh Kryemadhi. (J.V.Shuplaka)

 

Etiketa: Monika Kryemadhiperenjastregu
Pas

Sherri mes Milaimit dhe Krasniqit, Arbana Xharra: Vetëvendosja ngjason me regjimin e Enver Hoxhës

Para

Fjala e studentes së shkëlqyer në parlament, reagon Hajdarmataj: Arroganca e politikës dhe qeveria injoruese, nuk e përkrah dot

Para
Hajdarmataj komenton humbjen e PD-së: Koha për analizë dhe jo fletërrufe e shfaqje mode në televizion

Fjala e studentes së shkëlqyer në parlament, reagon Hajdarmataj: Arroganca e politikës dhe qeveria injoruese, nuk e përkrah dot

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.