Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shënjestruar PPP, (Parteneriteti Publik-Privat) nga SHBA-ja.
Kryemadhi tha se duhen disktuar mbi rëndësinë e reformave dhe rritjes së transparences në qeverisje.
“Praktikat qeveritare kanë krijuar kosto të madhe fiskale për shkak të skemave evasive PPP-së”, tha ajo.
Kryemadhi theksoi se këto kompani të cilat përfitojnë nga PPP-të kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin, dhe se nuk ka aspak transparenë për qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë.
Ajo vizitoi qendrën “The Open Gov Hub”, e cila është e fokusuar te transparenca dhe çështjet e qeverisjes së hapur, për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.
Burimi: Open Gov Hub.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post