08:01 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Monika Kryemadhi për negociatat: “Me marrëveshje më në fund”, zbulon datën e zgjedhjeve?

09:15 | 18/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Monika Kryemadhi për negociatat: “Me marrëveshje më në fund”, zbulon datën e zgjedhjeve?

Marrëveshja e orëve të vona mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, është komentuar këtë mëngjes edhe nga deputetja e LSI-së e njëherazi Zonja e Parë e ardhshme, Monika Kryemadhi.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në “TCH”, ajo ka komentuar marrëveshjen duke iu uruar shqiptarëve begati, qetësi dhe stabilitet.

“Mirëmëngjes, mirë se iu gjeta me këtë ditë të bukur, me diell, me marrëveshje më në fund, që shpëtuam, që do ta zgjidhim këtë histori. Uroj që kjo t’u japë më shumë begati, qetësi dhe stabilitet shqiptarëve.

Më tej gjatë emisionit, si zv/kryetare e LSI-së, ajo ftoi shqiptarët t’u bashkohen më 16 korrik, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet do mbahen më 16 korrik: “Ju ftoj dhe ju të bashkoheni me ne, më 16 korrik, se në këtë datë u lanë apo jo?!”

E pyetur konkretisht për marrëveshjen, ku është folur se një pikë e marrëveshjes ka qenë edhe posti i presidentit, ajo shprehet se nuk beson diçka të tillë, duke e shoqëruar me batuta për Metën.

“Nuk e besoj. O Zot i madh, mos, pafsh Zotin se kush e duron dhe një herë tek partia. Unë jam shumë e lumtur se më hapet rruga mua tani. Deri tani ishte Ilir Meta dhe thonin “Nga një për shtëpi, nuk lejohet.” Fliste ai, andej këtej, “tTi s’ke për të folur, s’ke për të bërë”. Tani që iku ai, unë mund të kem ndonjë shans për ta zhvilluar karrierën politike.”, është shprehur ajo plot humor.

Ky reagim i saj këtë mëngjes vjen pas takimit rreth tri orë që kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha, pas takimit të partive parlamentare. Takimi kokë më kokë në Kryesinë e Kuvendit përfundoi pas mesnate dhe u shoqërua me shtrëngime duarsh. Deri tani, nuk ka ende asnjë detaj mbi marrëveshjen e arritur për shkak të dakordësisë së arritur për të mos zbuluar gjë momentalisht. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: marreveshjaMonika Kryemadhireagim
Pas

Fushata e Trump, një prokuror special do të hetojë lidhjet me Rusinë

Para

Braçe sulmon Panaritin: Kam një hall “banal” por është krim, ç’po ndodh me çmimin e qepës

Para
Braçe sulmon Panaritin: Kam një hall “banal” por është krim, ç’po ndodh me çmimin e qepës

Braçe sulmon Panaritin: Kam një hall “banal” por është krim, ç'po ndodh me çmimin e qepës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.