Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbërritur pranë Teatrit Kombëtar ku do qëndrojë gjatë natës për të qenë pranë artistëve dhe aktivistëve, të cilët janë kundër shembjes. Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi u shpreh se mbrotja e teatrit është një nga pikat që Rama kërkon ta çbëjë.
“Një sy dhe një vesh e kam dhe tek Teatri Kombëtar ku për një periudhë të gjatë aleanca ka krijuar një sfidë dhe rezistencë përballë kapjes së çdo prone nga qeveria e edi ramës. Sot do të doja siç është zgjuar çdo shqiptar për hallet e tij, të zgjohej dhe drejtësia në krah të artistëve jo duke heshtur dhe zvarritur këtë proces. Ajo çfarë dua të them dhe e ripërsëris është sot më shumë se kurrë, mendoj se arsyet për të qëndruar dhe rritur qëndresën jo vetëm timen si qytetare duhet të jetë e jashtëzakonshme që skena të tilla dhe abuzivitet i tillë që bëhet me vendim të Këshillit Bashkiak që as nuk është mbledhur dhe nuk është legjitime pasi rasti i Teatrit është shembull që makutëria e një të çmènduri ka kaluar çdo masë.
Çdo strukturë e organizuar politike ose jo ka marrë detyrë të bëjë rojen gjatë natës pasi pabesia e institiucionit tjetyër nuk ka limite. Mbrëmë ka qenë Basha, sot jam unë, nesër do jetë dikush tjetër. Është koalicion jashtë politikës pasi ka shumë qytetarë që janë jashtë politikës, janë edhe socialistë. Kjo është çështje dinjiteti për fëmijët tanë. Nëse Rama ka merak të krijojë një teatër, ta ndërtojë tek piramida që është kthyer në depo heròine. Tirana ka nevojë për teatro dhe qendra të tjera, nuk ka pse të vendoset këtu. nuk është kjo emergjenca që zgjidh varfërinë e shqiptarëve. Shembja e teatrit është provòkim i hapur ndaj shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Discussion about this post