Gjatë fjalës së saj në Konvetën e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se Edi Rama është autor i narkoshtetit, po i lëkundet karrigia dhe po shkon drej greminës.
“Nuk duhet të përsërisim gabimet e së shkuarës. Është kjo vetedije kombëtarë për të ecur në betejën tonë kombëtare, kundër krimin narko-qeverisë, sot kemi përballë një qeverisje arrogante, për të drejtuar vendin për të hartuar politika dhe për t’i ardhur në ndihmë qyetarëve.
Qeveria e zgjedhjeve të qershorit është tashmë në kaosin e shkaktuar nga minsitrat e saj. Si mund të mendojnë në për zjvillime kur ata që janë në polici kishin nën drejtimin e Tahirit që akuzohet për drogë? Si mundet këta ministra të cilët shohin sesi Shqipëria po shkon drejt greminës çdo ditë dhe më shumë. Por qindra dhe mjëra të tjerë e kanë të qartë që e gjithë kjo situatë ka një autor, që është Edi Rama, ky kryeinistër që bën show kur Prokuroria kërkon arrestimin e ish ministrit të tij. Ky njeri nuk ka pasur asnjë marrdhënie me të vërtetën dhe çdo ditë e më shumë ndodhet i frikësuar për karrigen që çdo ditë po i lëkundet. Ky kryeministër më sot fsheh frikërat e tij me deklaratat bajate me gazetarët. Nuk kemi më kohë për të humbur, nuk do të presim paradën mediatike me skandalet e rradhës të kësaj mazhorance, ne jemi gati të përballemi. Ne duhet të shkundim këtë aferrë korruptive për interesat e qytertarëve. Ne duhet të thyejmë heshtjen për qytetarët pasi këtu ligjin e bëjnë bandat. Duhet t’i japim kurajo dhe shpresë.
Duhet të ngjallim besimin te qytetarët e zhgënjyer nga politika dhe në këto 27 vite kemi dështuar të ndërtojmë një copë Europë në vendin tonë. Të githa raportet e Europiane dalim ne me korrupis si vend. Ekonomia shqiptare është e sëmurë nga varfëria, nga taska çmendurisht të larta, nga mungësa e investimeve. Si ka mundësi të rrinë duarkryq të shikojmë të mijëra të rinj të burgosen për një faturë dhe oligarët nuk burgosen që po vjedhin shqiptarët?
Për çfarë reformë drejtësie flasim kur drejtësia nuk është e barabartë. Ku është ai kryeminsitër që struket si struci që ku flitet për narkoshtetin nuk flet. Çfarë garancie japin ne për investorët e huaj që duan të vijnë te ne. Në shkollat tona piet drogë, dhe kanabizimin e vendit e bëri prioritet duke iu referuar shifrave të INSTAT vetëm 10% e shqiptaëve ka përfituar ritje ekonomike, ndërsa 90% janë në gjendje të keqe. Ky ka ngritur një kast oligrakësh që i pasuron brenda ditës, ndërsa shtresa e mesme duhet të sakrifikojë shumë për bukën e tyre”, u shpreh Kryemadhi.
VENDIMET E KONVETËS SË LSI-së:
Konventa Kombëtare e LSI, mbledhur sot në datën 5 nëntor, vendosi:
1. Mandatojmë Kryetarin e Partisë, Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e LSI, që të jenë në krye të betejës për dekriminalizimin e politikës, të luftës së hapur ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
2. Nuk do të pranohet asnjë aleancë me grupe apo individë në politikë, që kanë probleme me drejtësinë. 3. Mbështesim plotësisht Kryetarin e Partisë dhe forumet drejtuese të LSI, që të drejtojnë Partinë në bashkëpunimin politik me parti, aktorë të shoqërisë civile e faktorë të tjerë politikë e shoqëror të të gjitha niveleve, që janë të gatshëm për një opozitë të qartë e pa kompromis kundër qeverisë së Rilindjes. Bashkimi bën fuqinë!
4. Aleancat anti krim dhe antidrogë nuk mund të pengohen kurrsesi nga asnjë ndasi ideologjike. Vendimarrja politike e Kryetarit, e KDK dhe e Kryesisë të përshtatet në varësi të zhvillimeve konkrete politike në vend, por në asnjë rast të mos pranohet asnjë marrëveshje apo kompromis me bashkëpunëtorët e krimit të organizuar dhe drogës.
5. Kanabizimi i vendit dhe vendosja e Shqipërisë në hartën e trafiqeve më të rrezikshme ndërkombëtare të drogës është projekti më kriminal me të cilin Rilindja nxiu e damkosi vendin. Konventa e denoncon një zëri këtë projekt si anti kombëtar, rrënues dhe të pa pranueshëm.
6. LSI e ka propozuar dhe mbështet fort dhe pa asnjë hezitim heqjen e plotë të imunitetit për çdo zyrtar të shtetit! Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit!
7. LSI do të mbështesë çdo prokuror, oficer të policisë gjyqësore apo gjykatës, që në bazë të ligjit kërkon të hetojë politikanë të cilitdo subjekt e grupim politik qofshin në maxhorancë apo opozitë.
8. LSI e konsideron bashkëpunimin me Rilindjen si të pa mundur. Ai është një grup në funksion të interesave të krimit e drogës, të provuara këto gjerësisht. Bashkëpunim me socialistët e thjeshtë, por jo me rilindjen.
(J.V/Shuplaka)