Pas takimit që ka pasur me kreun e PD-së Lulzim Basha, presidenti Meta ka pritur në zyrë numrin 2 të LSI-së Petrit Vasilin, me të cilin do të diskutojë lidhur me krizën politike në vend, dhe qëndrimin që do të mbajë opozita të dielën e zgjedhjeve njëpartiake.
Duket se kryetarja e LSI-së ka shmangur takimin me presidentin, duke ia deleguar detyrimin e takimit me Metën, Vasilit.
Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me takimin e tij për rreth 20 minuta me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Meta shkruan në FB se i ka kërkuar liderit të opozitës përgjegjësi dhe sjellje europiane: Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.
Takimi mes tyre u krye pas ftesës zyrtare që Presidenti Meta i ka bërë Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit konfirmoi takimin me Metën për ditën e sotme. Ndërsa Kryeministri Rama e ka refuzuar publikisht ftesën e Presidentit me arsyetimin “kemi zgjedhje, jam i zënë“.
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkruante dje Rama. Ndërkohë mëngjesin e sotëm Rama ka gjetur kohë që të bëjë not, në ambientet e një hoteli pranë presidencës. (Lexo edhe ketu)
Megjithatë, Presidenti Ilir Meta informoi se do të jetë në Presidencë deri në orën 13:00 duke pritur Kryeministrin Rama. Vlen për t’u përmendur se kreu i shtetit ka shkuar në zyrë në orën 05:00 të mëngjesit, ashtu sikurse paralajmëroi.
(E.K/Faxweb.al)