Monika Kryemadhi mes batutave ka treguar në “Xing me Ermalin” se i ka bërë bllok në whats up Ilir Metës dhe kyreminstrit Edi Rama. Këtë gjë Monika mes të qeshura e ka treguar edhe nëpërmjet telefonit të saj gjatë emisionait. Telefonin e saj Kryemadhi ia ka dhënë Ermal Mamaqit dhe ai ka parë dhe treguar që Meta dhe Rama janë bërë bllok në telefonin e Kryemadhit.
“Kam bërë bllok edhe me Ilir Metën dhe Edi Ramës, në telefon.”, u shpreh deputetja Kryemadhi, e cila prej ditësh lëshon mesazhe thumbuese në adresë të PS-së.
Por duhet të theksojmë që situata është acaruar mes PS-së dhe LSI-së pasi Rama bëri pakt me kreun e PD-së Lulzim Basha duke mos i dhënë mundësi as LSI-së që të futet me koalicione në zgjedhje.
(J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=jnNgyAy30pc
Discussion about this post