Monika Kryemadhi është ndalur së fundmi në Vlorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.
Takimi i saj elektoral është përqëndruar në bashkëbisedime me gratë dhe rininë e këtij qyteti bregdetar. Pranë grave, fëmijëve dhe të rinjve vlonjatë, Monika Kryemadhi shpreh besimin se kjo është forca që do t’i japë fitoren Lëvizjes Socialiste për Integrim më 25 qershor.
“Gratë dhe rinia, kjo është forca që ka LSI-ja për të ecur përpara dhe kjo është forca që do t’ia japë fitoren LSI-së,-theksoi Monika Kryemadhi nga takimi me gra dhe vajza në qytetin e Vlorës.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2111″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]