Ish-kreu i LSI dhe tashmë Presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta ka folur për momentin kur ka njohur bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
“Në vitin 1991 Monika ra në sy, ishte 17-vjeç. Ishte një kohë kur në PS të rinjtë shtyheshin se kush sjell më shumë gjimnazistë nëpër sallat ku bëheshin takime. Të gjithë thonin unë sjell 20 ose 30. Kjo thotë një prej ditëve unë sjell 300 gjimnazistë. Ne e pamë më çudi. Dhe në fakt i solli. 300 gjimnazistë erdhën nga Petro Nini në miting. Kjo ishte njohja e parë. Nuk jam bërë pishman që jam martuar me Monikën. Monika i do sfidat, është një frymëzim në moment të vështira.
Monika mund të ishte çdo gjë në Shqipëri nëse nuk do të ishte gruaja ime”,- u shpreh Meta në Opinion.
Ilir Meta në një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën pa përfshirën karrierën politike ka dhënë disa detaje interesante nga jeta e tij në Opinion.
“Trajneri i peshëngritjes me stërviti për rreth dy vite derisa e lashë unë. Kam marrë pjesë në kampionate, mendoja se do bëhesha kampion bote madje. Gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar të lë peshëngritjen. Ishte Muharrm Berisha që më thoshte se a do bëhesha kampion apo me shkollë. Unë mendoja se bëheshin të dyja. Nuk u mora më pastaj me sport aktiv . Kam qenë dy vjet komentator sporti në radio”,-tregoi Meta më pas.
Veç të tjerash ai ka treguar live në emision se si ishte arratisur nga Tirana për në vendin e tij të lindjes.
Nga Tirana në Çorovodë Meta ka ikur me tren dhe autobusë pa njoftuar familjen.
“Arrita sepse shoferi i autobusit, pra një autobus ishte atëherë nga Lushnja deri në Çorovodë, shoferi quhej Ali, një burrë i jashtëzakonshëm. Të cilin babai im e ka patur nxënës në shkollën “Skënderbej”, unë shkova dhe i thashë që do më marrësh mua, pa biletë me porosi të babit. Ai më mori dhe më çoi në Çorovodë”, është shprehur Meta.
Më tej Meta rrëfen se familja nuk kishte dijeni ku ishte, pasi atëherë ishte i vështirë komunikimi me telefon. I pyetur nga Fevziu se si reagoi familja e tij ai tha se e kishte marrë me të mirë, për arsye se ishin frikësuar se ai mund të ikte prapë. (M.D/Shuplaka)