Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e qytetit të Lushnjes nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj qendrimit dhe aksionit opozitar.
Në fjalën e tij kryeministri i ka quejatur “qorra” protestuesit e opozitës që më datë 16 tentuan të hyjën brenda Kryeministrisë, duke thyer dyert e godinës së qeverisë.
Më tej kryeministri Rama, duke folur për akuzat e opozitës ndaj maxhoramncës se ka bashkëpunuar me eksponentë kriminale për blerje votash, u shpreh se “Zoti po të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja.”
“Nëse goditet turizmi, goditet ekonomia e të gjithëve atyre që merren me sipërmarrjen. Goditen shpresat e tyre që jetojnë me turizmin. Kjo goditje prek aty ku s’preket dhe s’ka të bëj me bindjet politike.
Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, që nxitur nga qorrat që s’kanë çfarë ti bëjnë murit të Kryeministrisë, i kanë rënë këmbëve ekonomisë duke e penguar të ec ashtu siç duhet, por kanë çuar mesazh të keq jashtë vendit. I kanë dhëne mesazhin, mos hajdeni në Shqipëri të investoni sepse këtu njerëzit i bien murit me kokë. Lulit i shkoni mbrapa? (Qesh). Ata që shkojnë mbrapa Lulit, se Luli shkon mbrapa Monikës. Këtu në Lushnje është për të thënë që: “O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës”.
Zoti po të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Gjëja parë që do bënte zoti do mbyllte Monikën në shtëpi”, tha Rama.