Sot në qarkun e Dibrës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit të Policisë, për kontrollin e territorit.
Gjatë ditës së sotme u monitorua nga ajri territori i njësive administrative: Tomin, Kastriot, Fushë-Çidhën, Sllovë, Kala e Dodës, Reç, Zall- Dardhë, Lurë, Arras, Muhurr, Selisht, Luzni. (Bashkia Dibër). Lugina e Fush-Bulqizës, e Zerqanit dhe e Shupenzës. (Bashkia Bulqizë).
Njësia Administrative Ulëz, Baz, dhe Komsi (Bashkia Mat). Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave me risk nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.
Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka me grupe pune të përbashkëta me përfaqësues të pushtetit vendor e inspektoriatit pyjor. Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.
(XH.A/SHUPLAKA)