Policia e Krujës në bashkëpunim me Interforcën italiane kanë ndërmarrë një operacion anti drogë në Krujë.
Policia ka mundur të sekuestrimin e 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në vendngjarje morëen pjesë rreth 30 forca policie, ndërsa u monitorua dhe kontrollua territori nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë.
Ndërkohë policia ka ndaluar një person dhe po vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Krujë, më 28.07.2017. Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Monitorimi u krye nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane. U angazhuan 30 forca policie. Asgjësohen me anë të djegies 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, gjatë dy ditëve janë angazhuar 30 forca policie për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike. Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike. Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2520″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]