Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar diçka që është vënë re kohët e fundit gjatë protestave të opozitës përpara Kuvendit, ku punonjësit e Gardës përdoren Xhaminë e Madhe të Tiranës e cila është në ndërtim e sipër, për të vrojtuar protestuesit.
Sipas tij, ky fenomen po përsëritet për të disatën herë, diçka e cila tregon sipas Shehut mungesë të thellë respekti ndaj objekteve të kultit, pavarësisë dhe pa anshmërisë së tyre.
Përdorimi i Xhamisë së Namazgjasë nga Policia e Shtetit si pika taktike vëzhgimi gjatë protestave të fundit të opozitës është dënuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë (lexo këtu).
Në një deklaratë të publikuar tre ditë më parë, ata janë shprehur se ky veprim ka cënuar shenjtërinë që ky objekt kulti përfaqëson.
Reagimi i plotë:
VAZHDON KEQ PERDORIMI I XHAMISE GJATE PROTESTES.
Perseri mbi ate institucion shume te nderuar kulti u pane “Hije te Erreta”, te cilat si “skutha” dhe ne shkelje te rende te pa prekshmerise te te tilla institucioneve, te fshehur mbas Minarese, operonin prej aty me instrumente speciale drejt protestuesve.
Konkretisht prej aty ata ngriten, drejtuan mbi protesten per kohe te gjate e me tej ulen mbi Xhami e afer kupoles nje dron, qe sigurisht nuk i perkiste atij institucioni te nderuar.
Fatkeqesisht ky fenomen i shemtuar po perseritet per te disaten here, duke tentuar te realizohet gjithmone dhe me ne “fshehtesi” nga autoret, por qe realisht po tregojne edhe mungese te thelle profesionalizmi, duke u bere qesharake!!!
Pavaresisht nga kjo, institucionet perkatese duhet seriozisht te shqetesohen e regojne me force e publikisht ndaj ketyre akteve, qe tregojne edhe mungese te thelle respekti ndaj objekteve te kultit, pavaresise e pa aneshmerise se tyre.
Duke qene keshtu i detyruar t’i rikthehem kesaj ceshtje, me poshte keni fotot e sotme per te gjykuar vete ju.
(F.GJ/FAXWEB.AL)