Vetëm pasi pak ditë më parë u bë me dije nga ana e policisë se rrugët kryesore ne vend do të monitoroheshin me dron për të shmangur shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, sot në një video të shpërndarë në Facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.
Gjithashtu policia bën me dije se monitorimi do të vazhdojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.
Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.
Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.
(B.H/Faxweb)