Ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai, i cili është dhe një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti “Shqiponjën” nga sheshi me të njëjtin emër, si vulgaritet.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fejzullai pasi më herët përdori rubrikën “Mirëmëngjesi” të kryeministrit Rama për ta vënë atë në lojë, tashmë ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve “veprën” e ish-kryebashkiakut, sot kryetar i qeverisë, pallatin me shigjeta.
Ai teksa kundërshton gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama lidhur me simbolin kombëtar të shqiponjës dykrenare, shprehet: “Duhet të jesh me të vërtetë dallkauk (në rastin më të mirë) ose bastard (në atë normal), të quash vulgaritet simbolin e kombit tënd, ndërkohë që je po ti ai pseudoartisti, babai i gjithë dështakëve; i cili në hyrjen tjetër të Tiranës, paralelisht me sheshin “Shqiponja”, na ke lënë “dhuratë” shpifësirën më të madhe të të gjitha kohërave, në këtë qytet. Monstrën vizuale, e cila mund të fitojë pa asnjë problem çmimin “k*rlliku i shekullit”
PALLATIN ME SHIGJETA!”
Sipas tij, kjo që po bën kryeministri është një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdha në të cilat e ka zhytur qeveria vendin.
“Ps. Sa patetik duhet të jesh, të sajosh këto lloj manovrash të ulta, për të hequr vëmendjen nga abisi ku po e zhyt vendin tënd?!
LOOSER!!!”, – shkruan Fejzullai.
(B.B/ Faxweb.al)