Po përhapet me shpejtësi një montazh fotosh në rrjet, ku protagonistë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Por pse ky foto-montazh?! Gjithçka ka lidhje me censurën në media. Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë qenë duke folur dhe televizionet kanë raportuar ”Live” aktivitetet e tyre, në të njëjtin moment një grevist i Zharrëzës është shoqëruar me urgjencë në spital por kjo nga televizionet nuk u raportua.
Në fakt pyetja që kanë të gjithë është kjo: pse televizionet nuk e pasqyrojnë atë që po ndodh në Zharrëz me djemtë që janë futur në grevë urie kundër ”Bankers Petroleum”, të cilën e quajnë përgjegjëse për shpërthimet?!
Pse vetëm një pjesë e vogël portalesh dhe rrjetet sociale?! Kujtojmë që prokuroria ka rihapur hetimet ndaj ”Bankers Petroleum”. (V.G/SHUPLAKA)