19:18 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Morën pjesë në fushatë elektorale, ministrja Xhulieta Kërtusha kallëzon penalisht 4 drejtorë (EMRAT)

15:27 | 13/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja teknike Kërtusha masë disiplinore dy zyrtareve për shkelje të etikës dhe përfshirje në fushatë

Ministria e Miëqënies Sociale dhe Rinisë ka përshkallëzuar masat ndaj punonjësve të administratës të cilët në kundërshtim me ligjet dhe vendimin e Këshillit të Ministrave, kanë marrë pjesë  në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës.

Në kuadër të këtyre masave, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha ka formisur sot shkresat për informimin e prokurorive të rrethit gjyqësor Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, si dhe për dijeni Prokurorin e  Përgjithshëm z. Adriatik Lalla mbi shkeljet e kryera nga katër drejtues rajonale të institucioneve në varësi të këtij dikasteri.

Më konkretisht është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi përfshirjen në fushatë të znj. Marisa Kaçori, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë.

Po kështu më anë të një shkrese të posaçme është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi përfshirjen në fushatë të z. Ervis Xhelo me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Elbasan.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës është informuar mbi përfshirjen në fushatë të z. Gent Halili, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Kukës.

Gjitashtu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë është informuar mbi përfshirjen në fushatë të znj. Luiza Qipo, me funksion Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë.

Për të katra rastet e lartpërmendura, Minstria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka vënë në dispozicion të prokurorisë provat e dopozituara që vërtetojnë pjesëmarrjen aktive në fushatën zgjedhore.

Në shkresat e dërguara prokurorive të rrethit Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, është nënvizuar pozicioni drejtues i personave të lartpërmendur, për të cilët krijohet dyshimi i arsyeshëm për keqpërdorimin e burimeve njerëzore si dhe të ndikimit të drejtëpërdrejtë apo indirekt tek banorët e këtyre qyteteve që përfitojnë shëbrime nga këto institucione apo punonjësve të administratës, duke  tjetërsuar vullnetin e votës së lirë në favor të një subjekti të caktuar elektoral.

Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, i ka përcjellë prokurorisë dyshimin se drejtuesit në fjalë kanë konsumuar veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” e parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal, i ndryshuar, në të cilën përcaktohet se “ Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”

MMRS kërkon nga organi i prokurorisë që të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e këtyre rasteve.

Ndërkohë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë shpreh bindjen e plotë se organi i prokurorisë do të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm në trajtimin e këtyre rastve duke kontribuar kështu në ruajtjen e stadandardeve më të larta zgjedhore.

Etiketa: drejtorekallezim penalxhulieta kertusha
Pas

Cilin do sulmojë Rama tani?

Para

Pojana i kundërpërgjigjet Tahirit: Familja e çdo shqiptari është e shenjtë o Sa-i-keq, por “familjen” tënde e kanë të tjerë në dorë

Para
Shpërthen kandidati i LSI-së ndaj Tahirit: E nxore kokën ti që u shkarkove për drogë

Pojana i kundërpërgjigjet Tahirit: Familja e çdo shqiptari është e shenjtë o Sa-i-keq, por "familjen" tënde e kanë të tjerë në dorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.