Ditën e djeshme një status i ish-kryeministrit Sali Berishës u përhap masivisht në media pasi fliste se dy personat e parë që janë kontaminuar me koronavirus, kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore në fshatin Gomsiq të Pukës.
Kjo krijoi një shqetësim pasi në një rast të tillë kuptohet se pjesmarrja e njerëzve është emadhe dhe rreziku për transmetimin e virusit po ashtu.
Fax News është interesuar pranë familjarëve dhe mësohet se babë e bir që ndodhen në repartin e Infektivit në Tiranë nën trajtimin mjekësor nuik kanë marrë pjesë një një ceremoni të tillë.
Familjarët edhe të afërmit janë shprehur se nëse do të kisjhte ndodhur një gjë e tillë, duke marrë parasysh rriskun, do të ishin vetë ata që do kërkonin karantinimin.
Statusi i Berishës:
I infektuari me coronavirus merre pjese ne ceremoni mortore ne Puke!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema z.Berisha ! Njeri nga pacientet e shtruar ne QSUT per koronavirus,sipas informacioneve,eshte nga Puka,ai ka rrerh 20 dite qe shetit lirshem,dje me dt 08/03/2020,ai ka qene ne nje ceremoni mortore,ne nje fshat te Pukes(Gomsiqe),ku eshte takuar me shume njerez,….!!!! anonim ju lutem….
(F.GJ/FAXWEB.AL)