Dy vëllezër dhe një pronar toke janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen për kultivimit të bimëve narkotike.
Ata kishin marrë me qira një copë tokë dhe kishin mbjellur rreth 1500 bimë të dyshuara si kanabis sativa, të kultivuara në kubikë.
Ndërsa të arresturit janë dy vëllezërit Dhimitër Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër, Erjon Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe pronari i tokës Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.
(S.SH/Shuplaka)