Aktori me famë botërore, Morgan Freeman, ka treguar njohuritë e tij edhe në histori. Ai ka qëndruar këto ditë në Srebrenicë, Bosnje-Hercegovinë.
Aktori ka xhiruar një pjesë të serisë së filmave dokumentar të quajtur “The Story of Us With Morgan Freeman.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat boshnjake, sipas “Telegraf”, Freeman ka treguar se e di se u shpërbë shtetin Jugosllav.
“E di kush keni qenë, jugosllavenë, ndërsa republikat kanë qenë së bashku, në Jugosllavi. Më pas ajo u shpërbë, dhe kështu u formuan Serbia, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja. Me aq sa di unë, me aq sa po mundem ta kuptoj”, ka thënë ai.
ky dokumentar do të transmetohet në televizionin “National Geographic”ndërsa përbëhet nga gjashtë episode një orëshe.(B.H/Shuplaka)