Pedagogja Ditika Kopliku 47- vjeçe nga Shkodra është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për korrupsion.
Arrestimi i saj u bë pasi më datë 5 janar, ajo u filmua nga emisioni “Stop” duke marrë 100 euro nga një student për t’i dhënë një notë kaluese në provim. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post