09:05 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mori çmimin ‘Nobel’ sot, kush është austriaku që qante për Millosheviçin

14:26 | 10/10/2019
në Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori çmimin ‘Nobel’ sot, kush është austriaku që qante për Millosheviçin

Shqiptarët nuk patën një mundësi për të gëzuar me dhënien e çmimeve Nobel në Letërsi, pasi shkrimtari shqiptar favorit, Ismail Kadare, nuk e fitoi as këtë vit, por ama shqiptarët kanë një mundësi për t’u mërzitur me emrin fitues të këtij viti.

Shkrimtari austriak të cilit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Hanke, një shkrimtar që Akademia Suedeze e vlerësoi për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore” do të mbahet mend për shqiptarët si njeriu që vajtoi për diktatorin e fundit të Ballkanit, Millosheviç, i dënuar nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte.

Në funeralin e Millosheviçit në vitin 2006, Handke raportohet se mbajti një fjalim prekës në gjuhën serbe, në të cilën ai e përshkroi veten si “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”.

Millosheviç, ish-presidenti jugosllav, u akuzua për genocid dhe krime të tjera të luftës në lidhje me luftërat jugosllave 1991-1995 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë para se të vdiste.

Pikërisht për këtë sjellje të tij publike shkrimtarit austriak iu anullua edhe një çmim në Gjermani, ku u vlerësua me çmimin prestigjoz “Hajnrih Hajne” në Letërsi para disa vitesh. “Nderimi i Handke është një shuplakë në fytyrën e atyre që vuajtën nga luftrat e Millosheviçit”- thanë politikanët gjermanë në argumentimin e tyre.

Këshilli i qytetit të Dyzeldorfit kërkoi shkrirjen e jurisë së çmimit dhe anullimin e vendimit, vetëm pse u përzgjodh emri i Handke, pasi e cilësoi të papranueshme për publikun gjerman simpatinë e tij të hapur për kriminelin e luftës. Por Handke u tërhoq nga çmimi para se të merrej vendimi për të shmangur debatin e mëtejshvm. Edhe në Francë nuk u prit mirë kjo simpati politike e shkrimtarit, pasi teatri “Comedie-Françiase” vendosi të heqë nga reporteri i saj dramën e Handkes “Voyage to the Sonorous or the Art of Asking”.

Por mesa duket Akadamia Suedeze e çmimeve Nobel nuk është ndikuar nga ky detaj i rëndësishëm i jetës së shkrimtarit austriak edhe pse çmimet Nobel në të shkuarën janë kujdesur që të jenë politikisht korrekt në përzgjedhjen e emrave fitues./mapo.al

Pas

I dogjën makinën, reagon kryebashkiaku Leli: Nuk më intereson…

Para

U dënua për shpifje ndaj Veliajt, reagon Vokshi: Jam e qetë, u bëra zëri i mijëra prindërve

Para
Erion Veliaj fiton gjyqin, dënohet për shpifje Albana Vokshi

U dënua për shpifje ndaj Veliajt, reagon Vokshi: Jam e qetë, u bëra zëri i mijëra prindërve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.