Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se votat nuk i merr një individ i caktuar por i merr PS-ja, prandaj dhe lënia e mandatit nga Lefter Koka dhe marrja nga dikush tjetër nuk nënkupton se mandati bëhet dhuratë.
Për sa i përket arsyeve përse Lefter Koka la mandatin, Rama nuk preferoi të shtonte gjë tjetër përtej asaj që ka thënë vetë Lefter Koka, i cili u shpreh se ka ardhur koha t’i japë fund rrugëtimit të gjatë në politikë. (Lexo edhe).
Pjese nga biseda:
Pyetje: Po Lefter Koka pse iku
Edi Rama: Ja për ato që ka thënë vetë
Pyetje: Nuk ka sqaruar asgjë
Edi Rama: E ka sqaruar
Pyetje: E fitoi mandatin dhe ia dha dhuratë PS-së.
Edi Rama: Si more e jepka dhuratë?
Pyetje: Po, e fitoi mandatin, e la dhuratë për PS-në dhe iku. E merr dikush që s’e Meriton.
Edi Rama: Ore, se ju të bëni të prekësh veten që të shohim nëse jemi në realitet apo në ëndërr. Votat i merr Partia Socialiste dhe nëse dikush dorëzon stafetën, e merr tjetri.
(E.H/Faxweb.al)