Një 29 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në plazhet greke ditën e djeshme.
Sipas mediave greke, 29 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u gjet i vdekur nga një këmbësor në një plazh në Ammoudara.
Ndërkohë mendohet se shkaktar i vdekjes së tij ka qenë një mbidozë droge, pasi 29 vjeçari ishte i varur nga substancat narkotike.
Lajmin e bënë me dije media greke “Patris”, sipas së cilës qytetari menjëherë pasi ka vënë re kufomën në plazh ka lajmëruar policinë.
Policia greke ka konfirmuar se vdekja e shqiptarit është për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike pasi që pranë trupit të tij u gjet heroinë.