Sot, Presidenti Donald Trump njoftoi vendimin e tij zyrtar për të emëruar Yuri Kim i Guam në një pozitë kyçe në administratën e tij
Yuri Kim i Guam, do të jetë ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë, citon Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.
Ajo ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ajo gjithashtu shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.
Ndërkohë kujtojmë se Donald Lu ishte ambasadori i fundit që ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në vendin tonë i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018.
Ky vendim i Trump vjen në një kohë kur situate politike në vend paraqitet mjaft problematike dhe e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve të palëve, ndërkohë duhet theksuar se qëndrimi I përfaqësuesve të ambasadës ameriaken të akredituar në Shqipëri kohët e fundit ka qenë I rezervuar për çështje të aktualitetit politik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)