Një nga shqetësimet më të mëdha, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së martës, është dhe menaxhimi i ndihmave që jepen për banorët e prekur. Të gjithë qemë dje dëshmitar i një skene të turpshme, ku një punonjës i policisë kishte marrë ndihmat e qytetarëve.
Lidhur me këtë situatë, që u bë publike nga mediat, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Top Channel, Rama tha se pas arrestimit të të riut nga Lezha që mblidhte lekë me emrin e tij, një tjetër person ka rënë në pranga.
Bëhet fjalë për një polic, që ndihmat po i dërgonte në shtëpinë e tij, që sipas kreut të qeverisë është një shef Komisariati.
“Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi”, u shpreh dje Rama.