18:08 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mori në mbrojtje familjen shqiptare, kryebashkiaku shigjetohet nga politikanët: Ke dalë jashtë kompetencave!

09:10 | 25/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori në mbrojtje familjen shqiptare, kryebashkiaku shigjetohet nga politikanët: Ke dalë jashtë kompetencave!

Kryebashkiaku i Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette është duke u përballur me kritika të forta pasi nuk lejoi deportimin e një familjeje shqiptare. Familja e përbërë nga prindërit dhe tre fëmijët jeton prej tetë vitesh në Belgjikë, por së fundmi ka marrë urdhër që të kthehet në Shqipëri.

Familja shqiptare shkoi në Belgjikë për shkak se babai kishte nevojë për ndërhyrje në mëlçi. Ata qëndruan në vendin e BE-së pasi burri duhet të vijonte mjekimet.

Por pasi vendimi për deportimin e tyre nga Belgjika u bë publik, në shkollën e fëmijëve u organizua një protestë kundër deportimit.

Kryebashkiaku Magnette ka kërkuar nga policia që të mos vijojë me procedurat për largimin e shqiptarëve.

Ky vendim po kundërshtohet ashpër nga disa prej politikanëve më të njohur në vend, siç është rasti i Maggie De Block. Ministrja e Shëndetësisë thotë se vendimi i Paul Magnette është përtej kompetencave të tij. De Block, e cila më parë ka mbajtur edhe detyrën e Sekretares për Azilin dhe Migracionin, thotë se ligji duhet të zbatohet nga të gjithë.

“Ne jemi të befasuar kur lexuam njoftimin e z. Magnette në shtyp, veçanërisht pasi ai nuk kishte folur më parë. Të gjitha autoritetet duhet të respektojnë ligjin. Kjo vlen si për ministrat ashtu edhe për kryetarët e bashkive. Një kryetar i bashkisë i cili inkurajon një familje të qëndrojë ilegalisht në Belgjikë dhe njofton se është e ndaluar që policia të kryejë një dëbim ka dalë jashtë kompetencave të tij”, u shpreh një zëdhënës i zyrës së Maggie De Block.

Etiketa: kryebashkiaku ne belgjikevihet nen akuze nga politikanet
Pas

Tërmet i fuqishëm trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Para

I hynë hajdutët në shtëpi, gruaja e terrorizuar në Durrës hidhet nga pallati

Para
Hidhet nga kati i shtatë i pallatit babai i dy fëmijëve (Emri)

I hynë hajdutët në shtëpi, gruaja e terrorizuar në Durrës hidhet nga pallati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Nis sonte muaji i çmendur i futbollit! Kupa e Botës së Klubeve me 1 miliard dollarë në lojë dhe surpriza të mëdha/ Gjithçka duhet të dini

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.