Gjykata ka dënuar me 100 orë punë në interes publik lojtarin e Tiranës Cobbina, pas hetimit të nisur për falsifikim të lejes së qendrimit. Vendimi u dha para pak çastesh nga gjyqi Kastriot Gramshi.
Kujtojmë se Cobbina falsifikoi lejen e qendrimit në Shqipëri, ndërkohë që falsifikimi i tij u zbulua nga polciai kufitare e Rinasit, ku Cobbina u ndalua në vitin 2019.
Rasti i Cobbinës u përfol shumë në media kohët e fundit, pasi futbollisti i Tiranës mori pasaportë shqiptare brenda 8 orësh, megjithëse ishte nën hetim për flasifikim leje qendrimi.