Mbrëmja e sotme nuk ka nisur mirë në qytetin e Shkodrës, pasi një person është marrë peng nën kërcënimin e armëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broj të Malësisë së Madhe.
Për fat të mirë, 26-vjeçari me iniciale F.V i marrë peng është kthyer në shtëpi. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e pengmarrjes, Nikë Volal, 26-vjeç. Policia thotë se “40 vjeçari mori peng shtetasin F.V 26 vjeç”.
Mësohet se kjo është një ngjarje e përsëritur, mirëpo nuk bëhen me dije arsyet e konfliktit mes dy personave. Bardhë e blutë bëjnë me dije se i riu u shpëtua, pas një negocimi të arritur nga bashkëpunimi i shërbimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. (D.D/Shuplaka)