Kryetari i Partisë Demokratike në Fushë-Krujë, Agron Loka ka zhvilluar një bisedë me moderatoren e Fax News, Juela Meçani, sa i takon Foltores së Berishës që u mbajt ditën e sotme në qytetin e tij.
Loka deklaroi se nuk i druhet asnjë mase që mund të marrë Basha kundër tij, pasi ai ka respektuar dëshirën e 90% të demokratëve të Fushë-Krujës.
Loka ka theksuar se kupa është mbushur për 8 vite dhe normalisht që tashmë po derdhet, duke shtuar se ai nuk i tradhëton kurrë demokratët e Fushë-Krujës.
Agron Loka: Ishte një aktivitet mbreselene dhe shumë emocionues. Nuke besoja as vetë, e kam bërë publik qëndrimin tim, kjo vërtetoi se baza po flet. Baza na ka kërkuar që të gjithë ne drejtuesve të strukturave që të jemi zëri i tyre. Duhet të ndjeja veten të turpëruar sonte nëse nuk do isha në atë takim sonte. Ai takim është shtabi elektoral i PD-së në Fushë-Krujë. Ishte gjithë kryesia dhe forumet partnere. Faktet flasin vetë. PD është e bashkuar në degën e Fushë-Krujës. Aty merrnin pjesë dhe ish-drejtues të PD-së në Fushë-Krujë. Kishte dhe drejtuers të degës Krujë. Nuk bëmë gjë tjetër veçse respektuam traditën e të parëve tanë. Në 8 vite opozitë janë akumuluar shumë gjëra. Kur mbushet kupa kuptohet që do vijë momenti që do shfryhet. Baza kërkon t’i dëgjohet zëri. Absolutisht nuk i druhem asnjë mase. Jam zëri i tyre dhe nuk i tradhëtoj në asnjë moment. Kanë firmosur mbi 90% e tyre dhe verdiktin do ta respektoj. Nuk i bëj fresk askujt. Gjërat i them hapur.
(E.H/Faxweb.al)